Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Djali i legjendës: Krahasimi mes Maradonës dhe Messit, vjen nga ata që s’marrin vesh nga futbolli
    Ballina-1

    Djali i legjendës: Krahasimi mes Maradonës dhe Messit, vjen nga ata që s’marrin vesh nga futbolli

    23/11/2022 13:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Diego Jr., djali i Diego Armando Maradonës, foli për një radio pas humbjes befasuese 1-2 të Argjentinës kundër Arabisë Saudite në Kupën e Botës, në Katar.

    “Krahasimi mes Messit dhe babait tim bëhet nga ata që nuk shohin dhe nuk e kuptojnë futbollin. Po flasim për dy jashtëtokësorë të ndryshëm, por nuk dua ta vendos në kryq Lionelit”.

    Edhe pse la lindur në Itali dhe nëna e tij është italiane, Diego Jr. ndihet keq nga humbja e pësuar ndaj Arabisë Saudite.

     “Jam i shkatërruar nga kjo disfatë. E kam të vështirë të besoj se e gjithë kjo ndodhi me të vërtetë. Humbja përballë Arabisë Saudite është një çmenduri. Ata ishin shumë të frikësuar. Futbolli është i tillë. Ndonjëherë ndodh që humb edhe kundër kundërshtarë shumë më të dobët”, theksoi djali i legjendës më të madhe të futbollit argjentinas.

    Muaj para Kupës së Botës, djali i Maradonës deklaroi se “Messi është më i miri në historinë e njerëzimit, e vlerësoj shumë, por babai im nuk ishte njeri, ky është ndryshimi”.

    Kush është Diego Maradona Junior, djali italian i Maradonës?

    Diego Armando Maradona Sinagra (Napoli, 1986) është djali italian i Diego Armando Maradonës, rezultat i lidhjes së legjendës me Cristina Sinagran. Maradona, u nda nga jeta më 25 nëntor 2020, ndërsa djalin e tij e pranoi në vitin 2016.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.