Futboll ndërkombëtar

Djali i Ronaldos rikthehet në Akademinë e Real Madridit

Djali i Ronaldos rikthehet në Akademinë e Real Madridit

Cristiano Ronaldo Jr është kthyer në Akademinë e Real Madridit pas mungesës katërvjeçare. Djali i superyllit të futbollit botëror është përfshirë edhe një herë në akademinë e të rinjve të Los Blancos – njofton gazetari i AS, Edu Cornago. Cristiano Jr ka shënuar më shumë se 50 gola në 20 ndeshje të zhvilluara në grupmoshat

Besnik Batusha

Cristiano Ronaldo Jr është kthyer në Akademinë e Real Madridit pas mungesës katërvjeçare.

Djali i superyllit të futbollit botëror është përfshirë edhe një herë në akademinë e të rinjve të Los Blancos – njofton gazetari i AS, Edu Cornago.

Cristiano Jr ka shënuar më shumë se 50 gola në 20 ndeshje të zhvilluara në grupmoshat nën 14 vjet.

Pas rikthimit të babait të tij te Manchester Unitedi, 12-vjeçari kishte nisur stërvitjet në kategoritë e të rinjve te klubi anglez.

Më pas, në shkurt të këtij viti, ai u prezantua edhe zyrtarisht si lojtar i ri i pionierëve të Djajve të Kuq.

Porse, pas ndërprerjes së kontratës së CR7, edhe djali i tij është larguar nga Unitedi dhe tashmë ndodhet në Akademinë e Real Madridit. 

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions