Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Do të bjerë borë, do të largohet, vjen pranvera”, Batatina optimist se Llapi do të këndellet së shpejti
    Ballina-2

    “Do të bjerë borë, do të largohet, vjen pranvera”, Batatina optimist se Llapi do të këndellet së shpejti

    09/11/2022 20:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Trajneri Tahir Batatina është optimist se shumë shpejt Llapi do t’i japë fund rezultateve negative dhe se do të luftojë për trofe.

    Këtë edicion, fituesi i Kupës së Kosovës, nuk e ka nisur aspak mbarë, duke pësuar humbje të shpeshta e me gjendjen momentale po lufton për mbijetesë në Superligë.

    Sidoqoftë, te skuadra e Llapit optimizmi është i lartë që do të këndellen. Trajneri Tahir Batatina në një bisedë të shkurtër për Gazetën Nacionale ka folur para ndeshjes së nesërme kundër Ballkanit.

    Tekniku llapjanas e vlerësoi si ndeshje të vështirë atë ndaj skuadrës së Ilir Dajës, duke marrë parasysh skuadrën solide që kanë “Xhebrailat”.

    “Po padyshim do të jetë një ndeshje e vështirë. Ballkani siç e dimë ka një skuadër solide, do të shkojmë të luajmë dhe të shohim si do të shkojë”.

    Batatina refuzoi ta pranojë që do të luajnë vetëm për fitore, duke lënë të hapur se edhe barazimi do t’i bënte të lumtur.

    “Na do të shkojmë të luajmë për rezultat pozitiv, nuk nënkupton që gjithqysh të jetë fitore”.

    Në fund i pyetur për këtë formë të dobët, ai theksoi se “vjen pranvera”, duke bërë të ditur se do të këndellen së shpejti.

    “Ka kohë, është ende fillimi. Bie bora, largohet bora, rritet bari, vjen pranvera. Do ta ngrijmë Kupën, është ende herët. Të shohim”, theksoi ai.

    Më shumë humbje se fitore, Llapi nuk po duket askund momentalisht

    Formën jo të mirë që po e kalon Llapi, e dëshmojnë më së miri statistikat në Superligën e Kosovës.

    Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina renditët në pozitën e nëntë në tabelë me 16 pikë të mbledhura nga 14 xhiro të zhvilluara, 15 prapa liderit momental Drita, skuadër kjo që ka zhvilluar një lojë më shumë.

    Llapi deri me tani ka realizuar vetëm katër fitore, aq sa ka barazime, derisa numëron edhe gjashtë humbje në total.

    Për fund, kujtojmë se ndeshja mes Ballkanit dhe Llapit do të zhvillohet në Suharekë me fillim nga ora 13:00.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Carlo Ancelotti është trajner i ri i Brazilit

    12/05/2025 16:27

    Mediat zvicerane: Si u bë Xherdan Shaqiri “Mesia i Baselit” pas zhgënjimit në Evropian

    12/05/2025 13:14

    Shkëlqeu përballë Llapit, Mevlan Zeka shpallet ‘Ylli i Javës’

    12/05/2025 13:03

    Napoli gabon në shtëpi ndaj Genoas, mbetet lider – por nuk ka më vend për gabime  

    11/05/2025 22:58
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.