Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Do të jem madrilist përgjithmonë” – Luka Modriq largohet pas 13 viteve lavdie te Real Madridi
    Ballina-2

    “Do të jem madrilist përgjithmonë” – Luka Modriq largohet pas 13 viteve lavdie te Real Madridi

    10/07/2025 22:31
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Luka Modriq i ka dhënë fund karrierës së tij të lavdishme me Real Madridin, pas 13 viteve të jashtëzakonshme në klubin më të madh në histori.

    Legjenda kroate zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e bardhë në humbjen 4-0 ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube – një përballje që shënoi mbylljen e një epoke.

    Pas ndeshjes, Modriç foli për Real Madrid TV, ku nuk i fshehu emocionet: “Ka qenë një udhëtim i gjatë, por i paharrueshëm. Kjo është shtëpia ime, Madridi është shtëpia ime e dytë. Do të më duhet kohë për të kuptuar se çfarë kam arritur këtu. Real Madridi më dha gjithçka. Do të jem mirënjohës për gjithë jetën time. Do të jem madrilist përgjithmonë”.

    Në 597 ndeshje të zhvilluara, Modriç ka fituar 28 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve, duke u bërë kështu lojtari më i dekoruar në historinë e Real Madridit. Ai e theksoi me krenari këtë arritje.

    “Të jesh lojtari me më shumë tituj në klubin më të mirë në historinë e futbollit është diçka e pabesueshme”, nënvizoi ai.

    Mirënjohja ndaj tifozëve nuk mungoi as në fjalët e tij të fundit si lojtar i “Los Blancos”.

    🎙️🤍 @LukaModric10: "Voy a ser siempre madridista". pic.twitter.com/1Q8Ku4A0WI

    — Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 10, 2025

    “Dashuria e tifozëve është në kulmin e saj,” u shpreh ai, duke veçuar gjithashtu momentin më të dashur në karrierë – triumfin në Ligën e Kampionëve në vitin 2014. “Dinastia jonë filloi atje,” tha Modriç, duke iu referuar ‘La Decimas’.

    Kapiteni 39-vjeçar e mbylli mesazhin e tij me fjalë që mishërojnë filozofinë e klubit.

    “Mënyra se si fituam, është ajo që është Real Madridi. Lufto deri në fund, mos u dorëzo kurrë”, përfundoi legjenda kroate. 

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.