Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “Do të shitet mbi 5 milionë euro. Kemi oferta nga Franca, Gjermania dhe Italia” – Krasniqi pran largimit nga Cluj
    Ballina-1

    “Do të shitet mbi 5 milionë euro. Kemi oferta nga Franca, Gjermania dhe Italia” – Krasniqi pran largimit nga Cluj

    27/08/2023 18:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Largimi i Ermal Krasniqit nga skuadra romune Cluj duket se është çështje e kryer tashmë.

    Kështu ka bërë të ditur presidenti i skuadrës, Nelu Varga i cili ka thënë se për lojtarin kanë arritur tri oferta shumë serioze.

    Varga ka treguar se ka tre oferta për Krasniqin, një nga Franca, një nga Gjermania dhe një nga Italia. Krasniqi raportohej se kërkohet nga Bordeaux, i cili luan në Ligue 2 franceze, ku luan edhe Alexi Pitu.

    “Kemi tre oferta për Krasniqin për momentin. Një nga Franca, një tjetër nga Gjermania dhe një tjetër nga Italia. Largohet 99% për një shumë mbi 5 milionë euro. Negociatat janë avancuar, ai është një lojtar shumë i mirë, top” , ka zbuluar Nelu Varga për ‘iAMsport.ro’.

    Nëse sulmuesi kosovar largohet për të paktën 5 milionë euro, siç pretendon Nelu Varga, do të jetë transferimi më i shtrenjtë i verës në Ligën 1.

    Deri më tani, rekordin e kësaj vere e mbante Adrian Mazilu , për të cilin Brighton i pagoi Faralut rreth 3 milionë euro.

    Do të ishte gjithashtu një nga transferimet më të shtrenjta të viteve të fundit.

    TË LIDHURA

    Braziliani Joao Pedro dërgon Chelsean në finalen e madhe të Botërorit të Klubeve

    08/07/2025 23:09

    Drita e fiton ndeshjen e parë, bën hapin e madh drejt raundit të dytë

    08/07/2025 22:00

    Ardian Ismajli kompleton kalimin te Torino

    08/07/2025 21:33

    Drita publikon formacionin

    08/07/2025 19:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.