Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Donat Hasanaj – ‘Specialisti’ i cili futi katër skuadra në Superligë
    Ballina-2

    Donat Hasanaj – ‘Specialisti’ i cili futi katër skuadra në Superligë

    16/05/2024 11:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti prishtinas, Donat Hasanj vazhdon të shkëlqej në Ligën e Parë të futbollit kosovar.
    Hasanaj këtë vit ishte i pakalueshëm në krahun e djathtë të skuadrës të formuar së voni, FC Suhareka.

    Kjo skuadër vetëm pas një viti u shpall kampion duke fituar të drejtën, që vitin e ardhshëm të garoi në Superligën e futbollit kosovar.

    FC Suhareka siguroi titullin e më të mirit dy javë para përfundimit të garave. Verdhëezinjtë kishin arritur 17 fitore, dy barazime dhe gjashtë humbje në kuadër të Grupit A në Ligën e Parë.
    Trofeun e pranuan pas ndeshjes së javës 26-të, në një ndeshje të parendësishme për klasifim ndaj Trepçës (2:2). Në javën e fundit po ashtu sa për formalitet e mbyllin edicionin në përballjen me Istogun e rrezikuar me rënie!

    Donati sikur e ka bërë specialitet futjen e skuadrave nga rangu i dytë në kategorinë superiore.

    Përveç me Suharekën, ai më parë këtë sukses e kishte arritur edhe me tri skuadra tjera: KEK-un, Lirinë dhe Dukagjinin, shkruan Albaniannews.

    Madje me këtë të fundit përpak sa nuk e fitoi Kupën e Kosovës kur në finale pas goditjes së penalltive, Llapi kishte ngritur lartë trofeun!

    Mbetët të shihet se edicionin e ardhshëm Hasanaj cilën skuadër do ta inkuadroi në elitë, apo do të mbetët pjesë e suharekasve, me të cilën skuadër ishte ndër vendimtarët dhe pjesë e rëndësishme në organikën e saj!.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.