Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Donat Rrudhani transferohet te Luzerni
    Ballina-1

    Donat Rrudhani transferohet te Luzerni

    30/07/2024 14:42
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Kosovës, Donat Rrudhani  i është bashkuar skuadrës së Luzernit.

    Lajmin e ka bërë të ditur skuadra zvicerane të martën. Luzerni ka njoftuar se Rrudhani do të luaj si i huazuar deri në përfundim të edicionit 2024/2025. Skuadra zvicerane e ka edhe opsionin e blerjes për 25-vjeçarin.

    Rrudhani së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Lausanne-Sport si i huazuar nga Young Boysi. Me Young Boysin, Rrudhani ka kontratë deri në vitin 2026.

    “Donati mund të përdoret në pozicione të ndryshme në mesfushë dhe do të na ofrojë opsione shtesë me cilësitë e tij”, ka thënë drejtori sportiv i Luzernit Remo Meyer të martën. 25-vjeçari të martën do ta kryejë seancën e parë stërvitore me Luzernin. Ai do ta mbajë numrin 11-të te skuadra zvicerane.

    TË LIDHURA

    LAJMI I FUNDIT | Juventus me ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën – Ja detajet

    28/08/2025 23:08

    Dinamo nuk mposhtet, por megjithatë eliminohet

    28/08/2025 22:51

    Shkëndija eliminohet me nder, vazhdon rrugëtimin në Ligën e Konferencës

    28/08/2025 22:26

    Ramadani emocional pas suksesit historik: Është ëndërr e realizuar

    28/08/2025 22:18
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.