Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit
    Ballina-2

    Donjeta Sadiku siguron medalje në Evropianin e boksit

    19/10/2022 17:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Donjeta Sadiku ka siguruar medalje në Evropianin e boksit.

    Sadiku, në kategorinë deri 60 kilogramë, siguroi kalimin në gjysmëfinale të Evropianit që po mbahet në Budva të Malit të Zi.

    Ajo në çerekfinale mposhti boksieren rumune, An Loredana Marin, të mërkurën. Sadiku ishte bindëse në dy raundet e para, ndërsa humbi në raundin e tretë.

    Sadiku para rumunes mposhti në një të tetën e finales boksieren e Greqisë, Marinela Cani.

    Cani në fakt është shqiptare, por që garon për Greqinë.

    Sadiku, në rrethin e parë ishte e lirë.

    Boksierja më e mirë në Kosovë, në maj të këtij viti fitoi medaljen e bronztë në Botërorin që u mbajt në Turqi.

    TË LIDHURA

    Real Madridi mposhtet në “Bernabeu” nga City, pozita e Alonsos në rrezik

    11/12/2025 00:03

    Juventusi ngjallet në pjesën e dytë, fiton ndaj Pafos – Zhegrova luajti veç në pjesën e parë

    11/12/2025 00:00

    Zhegrova titullar në përballjen Juventus – Pafos

    10/12/2025 21:24

    “Zahir Pajaziti” rritet në kategori dhe ulëse, mbulohet e ndriçohet

    10/12/2025 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.