Janë zbuluar tashmë fjalët që trajneri Enzo Maresca ia tha Gianluigi Donnarummas pas një përplasjeje mes lojtarëve londinezë dhe PSG-së në fund të finales së Kupës së Botës për Klube.
Chelsea siguroi një fitore të pastër 3-0 ndaj fituesve të Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, të dielën në mbrëmje, duke u bërë kështu klubi i parë që fiton ndonjëherë Kupën e Botës për Klube.
Por fundi i ndeshjes u shoqërua me tensione të forta, ku lojtarë dhe pjesëtarë të stafit u përfshinë në një përleshje të shëmtuar.
Kapiteni i Italisë, Gianluigi Donnarumma, dhe shoku i tij i skuadrës Achraf Hakimi u përplasën me sulmuesin e Chelseat, Joao Pedro, menjëherë pas vërshëllimës së fundit, duke nxitur një konfrontim që përfshiu shumë lojtarë nga të dyja skuadrat.
Edhe Maresca u përfshi fillimisht në situatë, por më pas ndërhyri për të qetësuar Donnarummën, duke e përqafuar dhe duke folur me të për disa sekonda.
Sipas Sky Sport Italia, Maresca u pa t’i thoshte portierit italian: “I ke fituar të gjitha”, gjë që duket se e qetësoi Donnarumman.
Këto fjalë e qetësuan portierin italian, veçanërisht pas një sezoni triumfues me PSG-në, ku ai fitoi tripletën, përfshirë Ligën e Kampionëve në sezonin 2024/2025.