Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dorëzohet Cardiffi – i pagoi Nantes këstin e parë për futbollistin e ndjerë, Emiliano Sala
    Ballina-2

    Dorëzohet Cardiffi – i pagoi Nantes këstin e parë për futbollistin e ndjerë, Emiliano Sala

    11/01/2023 20:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubi i futbollit të Uellsit, Cardiff City, ka paguar këstin e parë të tarifës për transferimin e futbollistit argjentinas Emiliano Sala, i cili humbi jetën në një aksident ajror katër vite më parë, te klubi francez i Ligue 1 Nantes.

    Sulmuesi argjentinas vdiq në një aksident avioni mbi Kanalin Anglez në janar 2019, ndërsa udhëtonte nga Franca në Cardiff.

    Uellsianët pretenduan se 28-vjeçari Sala nuk ishte zyrtarisht lojtari i tyre kur humbi jetën dhe refuzoi të paguante rreth 15 milionë euro dëmshpërblim.

    Edhe pse argjentinasi ishte tashmë në Uells, ai iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore, nënshkroi kontratën, por u kthye në Francë për t’u dhënë lamtumirën bashkëlojtarëve.

    Ai vdiq në rrugën e kthimit në Cardiff.

    Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) më pas e dënoi Cardiffin me një ndalim të transferimeve për tre afatet e ardhshme të transferimeve, pas së cilës klubi apeloi në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

    Një panel prej tre anëtarësh i CAS dëgjoi apelimin në Lozanë në fund të vitit të kaluar dhe vendosi që Cardiff City duhet të paguajë kompensim.

    Uellsianët kanë paguar tashmë pjesën e parë, e vlerësuar në rreth shtatë milionë euro. Megjithatë, Cardiff ka apeluar kundër vendimit të CAS në Gjykatën Federale të Zvicrës dhe vendimi pritet gjatë muajit shkurt.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.