Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drama për Ronaldon vazhdon: Ai nuk stërvitet me zëvendësuesit e tjerë të Portugalisë
    Ballina-1

    Drama për Ronaldon vazhdon: Ai nuk stërvitet me zëvendësuesit e tjerë të Portugalisë

    07/12/2022 17:36
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Cristiano Ronaldo vazhdon të shkaktojë rrëmujë në Kupën e Botës Katar 2022. Ylli portugez ishte zëvendësues në ndeshjen e 1/8-tës kundër Zvicrës dhe hyri në lojë në minutën e 73-të, duke zëvendësuar Joao Felix.

    Një ditë pas kualifikimit për në çerekfinale, trajneri Fernando Santos organizoi një seancë stërvitore në fushë me lojtarët që e nisën në pankinë kundër Zvicrës, por mes tyre nuk ishte Cristiano Ronaldo.

    Startuesit bënë disa punë në palestër dhe CR7 qëndroi me ta. Nga kampi stërvitor i Portugalisë, sigurojnë se Cristiano Ronaldo nuk ka shqetësime dhe është në gjendje perfekte, por habit fakti që ai nuk ishte me grupin e zëvendësuesve që punonin në terren.

    Kundër Zvicrës, Fernando Santos i dha fund serisë së Ronaldos prej 31 ndeshjesh si titullar në turnetë e mëdha. Portugezi nuk kishte nisur asnjë ndeshje nga pankina që nga viti 2008.

    Shtypi që mbulon kombëtaren portugeze tregoi habinë e tyre për atë që u pa në kampin bazë të Portugalisë.

    Të gjithë prisnin që Ronaldo të dilte me grupin e lojtarëve që nuk ishin në 11-shen startuese për të kryer ushtrime të ndryshme me titullarët, të cilët punonin me intensitet më të ulët për shkak të ngarkesës së minutave, por zbuluan se ish-lojtari i Manchester United nuk u shfaq.

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.