Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk zbulon prapaskenat se si Chelsea e mposhti Arsenalin për Mudryk
    Ballina-2

    Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk zbulon prapaskenat se si Chelsea e mposhti Arsenalin për Mudryk

    17/01/2023 15:58
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drejtori ekzekutiv i Shakhtar Donetsk, Sergei Palkin, ka zbuluar pse Chelsea mundi Arsenalin për nënshkrimin 100 milionë euro të Mykhailo Mudryk pasi të dyja palët bënë oferta identike.

    Topçinjtë dukej se ishin favoritë për transferimin e sulmuesit ukrainas, përpara se Blutë të hynin në garë për të nënshkruar me lojtarin për një marrëveshje masive tetëvjeçare e gjysmë.

    Në një intervistë me Athletic, Palkin zbuloi se Shakhtar refuzoi një ofertë nga Arsenali, e cila duke përfshirë shtesat, përputhej me ofertën prej 100 milionë euro të Chelseat.

    “Kur ata (Arsenali) propozuan ofertën përfundimtare prej 70 milionë euro plus 30 milionë në shtesa, ne u ulëm dhe filluam të bisedonim së brendshmi se si do të përmbushet në aspektin e pagesat, pjesa fikse dhe çështjet e bonusit”, zbuloi ai.

    “E kuptuam se nuk do ta mbyllim këtë marrëveshje (me Arsenalin). I thashë Edus (drejtorit sportiv të Topçinjve) se bëra më të mirën, por nuk ishte e mundur”.

    Palkin zbuloi në intervistë se oferta e Chelseat u pranua pasi ata ishin ‘shumë më seriozë’ dhe bonuset e tyre, të cilat përfshijnë fitimin e Ligës Premier dhe Ligës së Kampionëve gjatë pjesës së mbetur të kontratës së tij, ishin ‘të arritshme’.

    Ai vazhdoi: “Këto shpërblime duhet të jenë disi të arritshme dhe realiste, le të themi. Prandaj, në këtë rast, Chelsea ishte shumë më serioz dhe më i drejtë në disa pika”.

    “Kur takuam Chelsean, qëndruam të gjithë bashkë. Që ta kuptoni kontekstin, zgjati nëntë ose 10 orë. Ata e ftuan lojtarin dhe na shpjeguan të gjithë projektin. E kuptuam që po, nëse shikoni tani, Chelsea ka disa lloje problemesh, por është normale sepse ata kanë një periudhë tranzicioni nga një pronar në tjetrin”.

    “Është e kuptueshme. Ata duan të ndryshojnë shumë. Pra, kur ju shpjegojnë të gjithë historinë dhe ju kërkoni dy, tre, katër, pesë vitet e ardhshme, atëherë shihni se ata kanë një projekt serioz”, vazhdoi më tej drejtori i Shakhtarit.

    Transferimi u konfirmua zyrtarisht të dielën, dhe Mudryk ishte i pranishëm gjatë fitores së Chelsea ndaj Crystal Palace.

    TË LIDHURA

    Real Madridi humb penallti në fund, barazon me Al Hilalin

    18/06/2025 23:15

    Drita nis transferimet, zyrtarizon futbollistin që ishte pjesë e Feronikelit ’74

    18/06/2025 20:34

    City e nis me fitore mbrojtjen e Kupën së Botës për Klube

    18/06/2025 20:27

    Nga podiumi historik në Kanada te bankat e shkollës, talenti italian i Formula 1 jep provimet e maturës: Isha i tensionuar, por bëra më të mirën

    18/06/2025 18:13
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.