Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drejtori i Shkupit reagon pas incidenteve në derbin me Shkëndijën: Nuk dua trofe nëse një shqiptar lëndohet
    Ballina-2

    Drejtori i Shkupit reagon pas incidenteve në derbin me Shkëndijën: Nuk dua trofe nëse një shqiptar lëndohet

    09/11/2022 17:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drejtori sportiv i Shkupit, Omer Bunjaku ka reaguar ashpër ndaj incidenteve të krijuara në derbin shqiptar të Maqedonisë së Veriut mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës.

    Derbi shqiptar në mes Shkupit dhe Shkëndijës së Tetovës në ndeshjen e Kupës së Maqedonisë së Veriut u ndërpre për shkak të hyrjes së tifozëve vendas në fushë të cilët sulmuan futbollistët mysafirë.

    Po rrjedhte minuta e tetë e ballafaqimit kur Shkëndija kaloi në avantazh, teksa pas golit, disa tifozë vendas hyrën në fushë dhe sulmuan lojtarët kundërshtarë, me ç’rast ndeshja u ndërpre, njoftuan mediat shqiptare atje.

    Bunjaku nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook e ka dënuar incidentin, duke shkruar se ai nuk e dëshiron asnjë fitore apo trofe nëse një shqiptar lëndohet.

    Postimi i plotë (pa ndërhyrje):

    Kjo nuk është dashuri ndaj klubit,grupit,qytetit,kombit…

    Denoj ashpër të gjithë ata që u futën në fushë dhe më vjen turp për këto skena që i pash sot në stadiumin tonë me shumë histori,traditë dhe kultur.

    I falemderoj të gjithë ata shvercera që kontribuan që situata të qetësohet.Kjo është vetëm një ndeshje futbolli,unë nuk dua kësi lloj fitore,kup apo titull nëse një shqiptar lëndohet…/Demokracia.com/

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.