Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drejtori Policisë Gazmend Hoxha, priti në një takim solemn ekipin e futbollit të PK-së pas triumfit në Greqi
    Ballina-2

    Drejtori Policisë Gazmend Hoxha, priti në një takim solemn ekipin e futbollit të PK-së pas triumfit në Greqi

    22/05/2025 15:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur sot në një takim solemn ekipin e futbollit të Policisë së Kosovës, të cilët u shpallën kampionë në Policiadën Botërore “Copa Del Mare”, e mbajtur javën e kaluar në Greqi.

    Në shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për këtë sukses të jashtëzakonshëm, ekipi i futbollit ia dorëzoi drejtorit Hoxha trofeun e fituar, duke e konsideruar atë si një arritje që iu përket të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve që ajo shërben.

    Gjatë takimit, drejtori Hoxha shprehu falënderim dhe krenari për përfaqësimin dinjitoz të Policisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se ky sukses është fryt i disiplinës, përkushtimit dhe punës ekipore.

    Të gjithë pjesëtarët e ekipit u zotuan se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të ri drejt sukseseve të tjera, duke u angazhuar që edhe në të ardhmen të përfaqësojnë me nder Policinë e Kosovës, si në fushën e sigurisë, ashtu edhe në sport.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.