Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drejtori sportiv i Sparta Prahas, Tomas Rosicky me fjalë të mëdha për Rrahmanin
    Ballina-1

    Drejtori sportiv i Sparta Prahas, Tomas Rosicky me fjalë të mëdha për Rrahmanin

    19/08/2024 18:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Legjenda e futbollit çek dhe jo vetëm, i cili njëherësh është edhe drejtor sportiv te Sparta Praha, Tomas Rosicky ka folur për Albion Rrahmanin.

    Rosicky ka thënë fjalë të mëdha për sulmuesin kosovar, duke bërë me dije se ka një potencial të jashtëzakonshëm.

    “Albioni ka potencial të madh për të vazhduar zhvillimin në moshën e tij. Ai mund të jetë shumë produktiv, siç dëshmohet nga statistikat e tij nga dy sezonet e fundit. Ne besojmë se stili ynë i lojës do t’i ndihmojë të përmirësohet edhe më shumë”, tha Rosicky.

    Albion Rrahmani kaloi nga Rapidi i Bukureshtit te Sparta Praha për shumën e 5 milionë eurove.

    Me klubin rumun, Rrahmani ishte paraqitur në 28 ndeshje, në të cilat kishte arritur të shënojë 18 gola dhe të dhurojë 6 asistime.

    Rrahmani ka pesë paraqitje edhe me fanellën e Kosovës, duke mos arritur ende të shënojë gol.

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.