Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drejtuesit e Eintrachtit: Kemi një ndjenjë që Ronaldo iu ofrua të gjitha klubeve që janë në Ligën e Kampionëve, ndodhi edhe me ne
    Ballina-2

    Drejtuesit e Eintrachtit: Kemi një ndjenjë që Ronaldo iu ofrua të gjitha klubeve që janë në Ligën e Kampionëve, ndodhi edhe me ne

    21/12/2022 21:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pak para fillimit të Kupës së Botës në Katar, Cristiano Ronaldo u largua nga Manchester United, ndërsa shumë klube po flasin për mënyrën se si i është afruar ai, së fundmi edhe Eintracht Frankfurt.

    Kjo ndodhi pasi ai sulmoi klubin, shokët e skuadrës dhe trajnerët në një intervistë me Piers Morgan, kështu që klubit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të hiqte qafe dhe kështu t’i jepte fund atmosferës së tensionuar që ishte krijuar rreth tij prej muajsh.

    Zyrtarisht, ndarja u njoftua si një zgjidhje e ndërsjellë e kontratës, por është plotësisht e qartë se Man United e ka iniciuar ndarjen dhe se kjo do të kishte ndodhur edhe nëse Ronaldo nuk do të kishte pranuar të largohej me marrëveshje të përbashkët.

    Ronaldo ishte i gatshëm të transferohej në pothuajse çdo klub që luan në Ligën e Kampionëve, kompeticion të cilin ai dëshiron ta fitojë edhe një herë, konfirmohet nga Axel Hellmann, drejtori i Eintracht Frankfurt.

    “Ronaldo na ofroi veten”, ka thënë Hellman në një intervistë për DAZN.

    Fjalët e tij i ka vërtetuar edhe CEO i klubit, Philip Holzer. “Kam ndjesinë se iu ofrua të gjitha klubeve që u kualifikuan në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.

    Kujtojmë se Eintracht u kualifikua në Ligën e Kampionëve duke fituar Ligën e Evropës vitin e kaluar, më pas përfundoi i dyti në grup pas Tottenhamit dhe përpara Sportingut dhe Marseilles.

    Skuadra e trajnerit Oliver Glasner do të luaj ndaj Napolit në kuadër të 1/8 të Ligës së Kampionëve.

    Enitracht është në pozitën e katërt në Bundesliga me 27 pikë, shtatë më pak se lideri Bayern Munich. 

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.