Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drejtuesit e KOK-ut kanë pritur ekipin e karatesë pas suksesit historik të arritur në Kampionatin Botëror
    Ballina-1

    Drejtuesit e KOK-ut kanë pritur ekipin e karatesë pas suksesit historik të arritur në Kampionatin Botëror

    01/11/2023 18:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismeti Krasniqi dhe nënpresidentët Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, kanë pritur sot ekipin e karatesë, pas suksesit historik të arritur në Kampionatin Botëror në Budapest, ku ekipi i vajzave fitoi medaljen e bronztë në ekipore.

    “Krasniqi përgëzoi ekipin e vajzave, duke thënë se suksesi i tyre na bënë krenarë të gjithëve dhe që vjen pas një pune dhe përkushtimi ndër vite të karateisteve dhe gjithë komunitetit të karatesë.

    Në emër të ekipit, sekretari i përgjithshëm i Federatës së Karatesë së Kosovës, Nazmi Gashi, falënderoi drejtuesit e KOK-ut për mbështetjen e vazhdueshme, duke thënë se suksesi i arritur erdhi pas një konkurrence tejet të fortë, ku u përballën me shtete që kanë lënë gjurmë jo vetëm në Kampionate Botërore, por edhe në Lojërat Olimpike Tokio 2020.

    Për rrugëtimin deri tek medalja dhe sfidat që kishin, folën edhe përzgjedhësi, Isak Latifi, trajneri Alban Beqiri dhe karateistet, Fortesa Orana, Vlera Qerimi e Hatixhe Zejnullahu”, njofton KOK-u.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.