Drenica është ndjerë e dëmtuar sot në Mitrovicë në humbjen ndaj Trepçës ’89 (0:0). Sipas skuadrës kuqezi goli i vendasve ishte i parregullt pasi erdhi në aksionin kur topi kishte kaluar vijën dhe është dashur të ndalet loja, shkruan Demokracia.com.
Skuadra nga Skenderaj shkruan përmes një reagimi në Facebook se u dëmtuan edhe në Ferizaj dhe ka kërkuar nga organet përgjegjëse të FFK-së të marrin masa ndaj gjyqtarëve.
Reagimi pa ndërhyrje i KF Drenica:
Pas ndeshjes së sotme që skuadra jonë zhvilloi përballë FC Trepça ’89 në kuadër të xhiros 15-të, të Albi Mall Superliga e zhvilluar nga ora 13:00, Kryesia e KF Drenica, pas një mbledhje urgjente doli më këtë :
Reagim
Rreth parregullsive të evidentuara dhe te pasqyruara permes video-incizimeve, nga gjyqtarët e ndeshjes (Përfshirë) edhe VAR-in.
Sot të gjithë e pamë, dhe po ua pasqyrojmë edhe me fotografi, që goli i arritur nga ana e ekipit vendas u arrit permes një situate të parregullt, ku fillimisht topi kishte dal jashtë vijes anësore, dhe përkundër kësaj gjyqtarët heshtën e po ashtu edhe dhoma VAR, e cila nuk sinjalizoi që topi kishte kaluar vijen anësore, e pikerisht në këtë aksion u shënua goli, dhe sipas gjyqtarëve në ndeshje, ky gol është verifikuar dhe aprovuar nga VAR-i si gol i rregullt.
Ne mendojmë dhe siç shihet në pamje (foto) topi ka kaluar tërësisht vijën anësore dhe gjyqtari ose VAR është dashur ta sinjalizoj këtë për ta anuluar golin (gjë të cilën nuk e bënë). Demtimi në këtë ndeshje është ndikim direkt në rezultat.
Ekipi jonë është demtuar edhe në Ferizaj javën e kaluar, dhe atë në një faull te pa akorduar në të mirë të skuadrës tonë, e ku më pas nga ai aksion topi u fut në zonë ku i fundit luan me topin një lojtar i Ferizajt, dhe për çudi gjyqtari akordon rivenie nga këndi, nga rivënia e këndit arrihet goli, i cili ishte totalisht i parregullt, dhe prap së prap, i njëjti gjyqtar u delegua këtë xhiro në një ndeshje tjetër(dmth nuk janë marrë masa ndaj tij, përkundër ndikimit të tij direkt në rezultat).
Lusim organët gjegjëse të FFK-së të trajtojnë me kujdes materialet e ndeshjeve dhe të marrin masa ndaj gjyqtarëve që po bejnë dëmtime të tilla, e jo të amnestojnë dhe të delegojnë gjyqtarët serish , sikur nuk ka ndodhur asgjë.
Pas asaj ndeshje (Ferizaj- Drenica) vendosëm të mos reagojmë, por duke parë që brenda dy jave, skuadra jonë demtohet dyher dhe të dyja herët ndikohet direkt në rezultat, atëherë reagimi jonë është i pashmangshëm.
Gabimet e gjyqtarëve do te duhej të ishin minimale, tashmë që përveç në fushë në ndihmë gjyqtarëve iu del edhe dhoma e VAR-it, e cila sot heshti edhe pse topi kishte kaluar vijen anësore.
Nuk dëshirojmë t’ia minimizojmë fitoren Trepçes 89, por veprimet e tilla nga gjyqtarët nuk e qojnë askund futbollin tonë dhe rezikojnë që të kalojnë në rutinë këto dëmtimë të gjyqtarëve ndaj klubit tonë por edhe klubeve tjera.
Lusim edhe njëherë organet gjegjëse në FFK, që të marrin masa dhe kampionati të ketë mbarëvajtje të rregullt në vijim, dhe jo ndeshjet të përcaktohen nga gjyqtarët.
Ne besojmë dhe shpresojmë që zëri ynë do të degjohet dhe veprime të tilla më nuk do të përsëriten nga gjyqtarët kundër KF Drenica.
Me Respekt
FC Drenica.