Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drenica shënon fitoren e parë, mposht Prishtinën e Re
    Ballina-2

    Drenica shënon fitoren e parë, mposht Prishtinën e Re

    31/08/2025 18:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Drenicës e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Superligën e Kosovës në futboll. 
    Drenica fitoi 1:0 në shtëpi ndaj Prishtinës së Re. Kjo ndeshje i takoi xhiros së tretë të elitës së futbollit kosovar. 

    Golin e fitores për Drenicën e realizoi Kreshnik Uka në minutën e 77-të. Ai shënoi nga afërsia. 
    Drenica në ndeshjen hapëse të sezonit të ri barazoi pa gola me Llapin. 

    Në xhiron e dytë ishte e planifikuar që Drenica të luante me Dritën, por ndeshja u shty për shkak të angazhimit të skuadrës gjilanase në garat evropiane. 

    Për Prishtinën e Re ishte disfata e dytë rresht. Javën e kaluar u mposht edhe nga Ferizaj. 
    Ndërkohë Prishtina e Re në xhiron e parë fitoi ndaj Malishevës.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.