Ibrahim Dresheviq ka luajtur gjatë tërë ndeshjes te Karagumruku që mposhti në udhëtim Istanbulsporin me rezultatin minimal, 1:0. Kjo ndeshje u zhvillua të hënën dhe i takoi javës së 27-të të Superligës së Turqisë.
Te Istanbulspori titullar ishin Valon Ethemi dhe Florian Loshaj, derisa Jetmir Topalli qëndroi në stol. Eduard Rroca mungoi shkaku lëndimit. Ethemi u zëvendësua në minutë ne 95-të, kurse Loshaj në minutën e 63-të. Istanbulspori zë vendin e 17-të me 24 pikë, kurse në pozitën e nëntë me 34 pikë është Karagumruku.