Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    ​Drilon Hazrollaj “Ylli i javës” në Superligë
    Ballina-2

    ​Drilon Hazrollaj “Ylli i javës” në Superligë

    26/02/2024 16:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Mesfushori i Malishevës, Drilon Hazrollaj është shpallur lojtari më i mirë i xhiros së 22-të në Superligën e Kosovës.

    Hazrollaj ishte shënues i dy golave në fitoren e Malishevës ndaj Feronikelit 74, 2:1. Ai shënoi në minutën e 78-të dhe 89-të. Përkundër moshës së re është futbollist që merr guximin për të qenë lider dhe ndër më të merituarit për serinë e suksesshme të skuadrës së tij.

    Pasi mori këtë çmim futbollisti i Malishevës u shpreh i lumtur për vlerësimin.

    “Ndjehem i lumtur. Ky është çmimi i dytë për mua. Falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik, pasi me ndihmën e tyre arrita të kem një performancë të mirë. Uroj që edhe në vazhdim të kampionatit të kemi një ecuri pozitive si ekip dhe t’i arrijmë objektivat”, tha Hazrollaj për faqen zyrtare të FFK-së.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.