Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve, kampioni e nis nga rrethi i parë i kualifikimeve
    Ballina-1

    Drita do ta përfaqësojë Kosovën në Ligën e Kampionëve, kampioni e nis nga rrethi i parë i kualifikimeve

    05/05/2025 14:59
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita është kampion i Kosovës për edicionin 2024/25 në Albi Mall Superligë.

    Gjilanasit kanë arritur të sigurojnë matematikisht titullin e kampionit katër xhiro para fundit të sezonit, pasi kanë grumbulluar 69 pikë, 12 më shumë se Ballkani i vendit të dytë.

    E pasi janë shpallur kampion të Kosovës, Drita do të jetë skuadra e vetme kosovare që do të marrë pjesë në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

    Gjilanasit do të nisin aventurën në ‘Champions’ nga rrethi i parë kualifikues.

    E nga ky rreth kualifikues e nisin 30 ekipe evropiane, derisa Drita do të jetë në vazon e ekipeve favorite.

    Kjo është një përparësi e madhe për skuadrën gjilanase pasi mund të peshkojë kundërshtarë më të lehtë dhe do të ketë mundësi më të mëdha për të kaluar tutje.

    Për Dritën është hera e tretë që do të jetë në kualifikueset e Ligës së Kampionëve, derisa më parë kanë kaluar raunde në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, ndërsa tani synojnë ta bëjnë një gjë të tillë edhe në Ligën e Kampionëve.

    TË LIDHURA

    Vetëm një pikë nga festa shqiptare në “Air Albania”

    07/06/2025 22:44

    Dardanët vazhdojnë përgatitjet për miqësoren ndaj Komoreve

    07/06/2025 13:42

    Fundjava shënon fluksin më të madh në Morinë, arrijnë edhe tifozë të zjarrtë të Kombëtares

    07/06/2025 10:25

    Emërllahu pas golit të parë me Kosovën: Ia dedikoj familjes dhe bashkëlojtarëve

    06/06/2025 21:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.