Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita e fiton ndeshjen e parë të edicionit në Superligë
    Ballina-1

    Drita e fiton ndeshjen e parë të edicionit në Superligë

    02/09/2024 18:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita e Gjilanit e ka nisur me fitore garën në edicionin 2024/2025 në Superligën e Kosovës në futboll. Për shkak të angazhimeve në Ligën e Konferencës, Drita vetëm të hënën e luajti ndeshjen e parë kampionale.

    Në kuadër të xhiros së katërt, skuadra gjilanase fitoi 3:1 ndaj Ferizajt. Ndeshja u zhvillua në Gjilan.
    Ndeshjet e tri xhirove të para, Drita i ka shtyrë për më vonë.
    Ndeshja e fundit e xhiros së katërt u vendos në pjesën e dytë.

    Almir Ajzeraj shënoi për 1:0 në minutën e 73-të. Në minutën e 90-të Ajzeraj asistoi për Arb Manajn që shënoi me goditje me kokë për 2:0.

    Më pas Ferizaj fitoi penallti, kurse i saktë nga pika e bardhë ishte Edon Sadriu në minutën e 93-të. Drita shënoi tjetër gol në minutën e 95-të, kur realizoi  Ilir Mustafa.
    Tre golashënuesit e Dritës u aktivizuan si zëvendësues.

    Ferizaj mbetet në pozitën e shtatë me katër pikë. Me tri pikë, Drita del në vendin e tetë.

    TË LIDHURA

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.