Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita e mbyll stinorin vjeshtor me fitore ndaj Drenicës, Ferizaj dhe Dukagjini ndajnë pikët
    Ballina-1

    Drita e mbyll stinorin vjeshtor me fitore ndaj Drenicës, Ferizaj dhe Dukagjini ndajnë pikët

    26/11/2022 16:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të xhiros së 18-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, e fundit për stinorin vjeshtor.

    Drita ka shënuar fitore 1-3 në udhëtim te Drenica në “Bajram Aliu”.

    Marko Simonovski ka shënuar dy gola me kokë (42′, 69′), ndërsa golin e tretë e realizoi Besnik Krasniqi nga pika e bardhë (79′).

    Krasniqi shënoi edhe një autogol në minutën e 85-të për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

    Bardhekaltrit e mbyllin stinorin vjeshtor me 38 pikë në pozitën e parë, por momentalisht kanë katër ndeshje më shumë se Ballkani i vendit të dytë, që ka 30 pikë.

    Kuqezinjtë në anën tjetër kanë 20 pikë në pozitën e gjashtë.

    Në duelin tjetër, Ferizaj dhe Dukagjini kanë ndarë pikët në barazimin pa gola, 0-0.

    Ferizaj e mbyll stinorin vjeshtor në pozitën e fundit me vetëm 13 pikë pas 18 ndeshjeve, teksa Dukagjini gjendet në pozitën e pestë me 22 sosh.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.