Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita e pakonkurrencë në luftë për titull, pas 16 ndeshjeve kështu duket tabela
    Ballina-2

    Drita e pakonkurrencë në luftë për titull, pas 16 ndeshjeve kështu duket tabela

    10/12/2024 16:25
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Janë zhvilluar vetëm 16 ndeshje në elitën e futbollit kosovar, dhe tashmë duket se lufta për titull ka marrë fund.

    Skuadra e Dritës për momentin duket e pakonkurrencë, pasi ka krijuar një shkëputje që në futbollin kosovar duket e paarritshme për kundërshtarët.

    Gjilanasit janë të parët në krye me 37 pikë, tetë më shumë sesa Malisheva që është e dyta dhe 10 më shumë sesa Ballkani që është i treti, shkruan Ballkani.info.

    Kjo ka bërë që njohësit e futbollit qysh tash të vlerësojnë se Drita do të jetë kampione dhe do ta thyej ritmin e Ballkanit që në tri vitet e fundit u shpall kampion rresht.

    Gjithsesi, pranvera shpesh ka ditur të sjellë befasi dhe mbetet të shihet këtë herë, por gjërat tash për tash janë të kristalta dhe Drita vështirë që do ta lëshojë këtë mundësi.

    TË LIDHURA

    Drita triumfon pastër ndaj Prishtinës, i afrohet kreut

    24/12/2025 16:36

    Xhaka nuk ka se si të mungojë në formacionin e stinorit në Premier League

    23/12/2025 23:09

    Rashica po kthehet në formë, asiston në fitoren e Beshiktashit ndaj Fenerit

    23/12/2025 22:42

    Albion Rrahmani po kërkohet nga klubi i madh anglez

    23/12/2025 19:42
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.