Skuadrës së Dritës i ka mjaftuar një gol për ta fituar derbin ndaj Gjilanit, i cili u luajt të dielën dhe i takoi xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll. Dueli i luajtur në stadiumin me bar sintetik në Gjilan, përfundoi me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje, e shënoi mesfushori Blend Baftiu në fund të pjesës së parë. Baftiu realizoi me kokë në minutën e 43-të pas harkimit të Besnik Krasniqit nga krahu i djathtë.
Me këtë fitore, Drita është rikthyer në pozitën e parë në tabelë, me 51 pikë, një më shumë se Ballkani që u mposht nga Llapi. Në pjesën e parë, krahas golit të shënuar, Drita rrezikoi edhe dy herë portën e Gjilanit. Mirëpo, tentimet e Kastriot Selmanit (17’) dhe Besnik Krasniqit (32’) nuk ishin të sakta. Në anën tjetër, Gjilani rastin më të mirë e pati në minutën e 38-të kur Albert Dabiqaj gjuajti pranë portës nga afërsia pas asistimit të Mevlan Zekës. Në pjesën e dytë, asnjëra prej skuadrave nuk pati ndonjë rast konkret shënimi. Pavarësisht humbjes, Gjilani mbetet i treti në tabelë me 39 pikë të mbledhura.
Baftiu e zhbllokon rezultatin
Blend Baftiu në minutën e 43-të të ndeshjes ka shënuar për golin e epërsisë për skuadrën e Dritës nikoqire, në derbin gjilanas.
Baftiu realizoi ndaj Gjilanit me kokë, pas harkimit të Besnik Krasniqit.
Kjo ndeshje i takon xhiros së 25-të të Superligës dhe po luhet në terrenin me bar sintetik në Gjilan