Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita fiton në fund kundër Ferizajt
    Ballina-1

    Drita fiton në fund kundër Ferizajt

    22/10/2022 16:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas humbjes nga Prishtina në mesjavë, Drita është rikthyer te fitorja në Superligë për të vazhduar edhe me kryesimin në tabelë.

    Në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të, “Intelektualët” shënuan fitore minimale ndaj Ferizajt.

    Ndeshja e zhvilluar sot në Gjilan përfundoi me rezultatin 1:0.

    Gjilanasit siguruan fitoren në minutën e dytë shtesë (90+2’), kur Besnik Krasniqi realizoi nga pika e penalltisë.

    Për ferizajasit ishte kjo humbja e tretë radhazi.

    Drita pas kësaj fitore ka 30 pikë dhe është lidere në tabelë, teksa Ferizaj renditet i fundit me vetëm 8 pikë.

    TË LIDHURA

    Kosovare Asllani udhëheq si kapitene e Suedinë në fitoren e madhe ndaj Gjermanisë

    12/07/2025 23:48

    Presidenti i Sportingut kërcënon Arsenalin dhe Gyokeresin

    12/07/2025 21:40

    Aliti vazhdon kontratën me Alanyasporin

    12/07/2025 21:14

    FIFA ul çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës për Klube

    12/07/2025 20:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.