Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita fiton titullin e pestë në histori
    Ballina-1

    Drita fiton titullin e pestë në histori

    09/05/2026 18:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita e ka mbrojtur titullin në Superligën e Kosovës në futboll. 

    Të shtunën në terrenin me bar sintetik në Gjilan, Drita fitoi 2:0 ndaj Ballkanit dhe e siguroi titullin e pestë në histori të klubit, tri xhiro pa u mbyllur kampionati. Golat e fitores i shënuan Besnik Krasniqi dhe Abdoul Karim Dante. 

    Ballkani ishte në garë të fortë me Dritën deri para disa xhirove. Por, disfata në xhiron e kaluar nga Llapi në Suharekë dhe fitorja e Dritës ndaj Prishtinës së Re, e bëri diferencën e madhe. 

    Drita e fitoi titullin me 66 pikë, me 11 më shumë se Ballkani i pozitës së dytë. 

    Drita titullin e parë e fitoi në edicionin 2002/03. Më pas triumfoi edhe në edicionet  2017/18, 2019/20 dhe 2024/25.

    Titullin e pestë në Superligën e Kosovës e fitoi edhe trajneri Zekirija Ramadani. Ai ka triumfuar më herët me Trepçën ’89, Feronikelin, Prishtinën dhe dy here me Dritën. 

    Drita dhe Ballkani i kanë dominuar pesë edicionet e fundit në elitën e futbollit kosovar. 

    Suharekasit e fituan tri herë rresht titullin në Superligën e Kosovës, në edicionet 2021/22, 2022/23 dhe 2023/24. Më pas, dy tituj rresht i fitoi edhe Drita. 

    Drita do të garojë në fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve si kampione.

    Si kampione e nisi rrugëtimin po në këtë fazë të garës në edicionin e kaluar. Dhe shkoi deri në plejofin e fazës nokaut të Ligës së Konferencës kur u eliminua nga Celje sllovene.

    TË LIDHURA

    Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel pas përplasjes në fushë

    03/11/2026 11:46

    Portieri Muriq sërish në stol, Sassuolo humb thellë

    02/11/2026 22:24

    Zbulohet buxheti për Sport dhe Rini për vitin 2027

    02/11/2026 20:05

    Kosova të martën mëson kundërshtarët e Ligës B

    02/11/2026 19:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.