Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita gati për Kupë, Ramadani: Është objektiv i yni por Kupa shpesh sjell shumë befasi
    Ballina-2

    Drita gati për Kupë, Ramadani: Është objektiv i yni por Kupa shpesh sjell shumë befasi

    05/12/2023 16:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Dritës nesër do të zhvillojë ndeshjen e parë në garat e Kupës së Kosovës për këtë edicion ku për kundërshtar e ka skuadrën e Dardania.

    Edhe pse Drita është favorite e madhe, trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka kërkuar nga futbollistët të jenë shumë të përqendruar pasi në këto gara shpesh di të ndodhin befasi.

    “Kupa gjithmonë ka befasi, por befasitë ndodhin kur ekipi që është favorit nuk i qaset me seriozitetin maksimal. Sot kishim stërvitjen e fundit dhe kërkesa ime ishte serioziteti, disiplina dhe angazhimi maksimal. Kemi karakter të shëndoshë brenda ekipit, janë të gjithë profesionistë dhe e dijnë çfarë është Kupa, ndoshta një rrugë më e lehtë drejt Evropës. Shpresoj që nesër me punë, motivim dhe angazhim gjatë 90-të minutave ta mbyllim kapitullin”, ka thënë trajneri Ramadani.

    Kurse, futbollisti i ri Laurit Behluli tha se fitorja është e vetmja alternativë.

    “Duke ditë që ndeshja për Kupë është me eliminim direkt ne do të japim gjithçka nga vetja, duke e respektuar kundërshtarin dhe të dalim fitues nga ky takim. Vetëm fitorja është alternativë e jona dhe të vazhdojmë ndeshje pas ndeshje drejt objektivave tona”, theksoi futbollisti Behluli. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.