Drita e ka mbyllur baras ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konfernecës. Drita barazoi 1:1 me Florianan në udhëtim, në ndeshjen ku pati telashe me rrymë.
Drita ishte duke fituar 1:0 me gol të Liridon Balajt në minutën e 96-të. Por kur kishin kaluar më shumë se 100 minuta, saktësisht 102, Drita pësoi gol.
Golin që ia siguroi vendësve barazimin e shënoi boshnjaku, Amar Drina.
