Kampionia në fuqi e Kosovës, Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Dukagjini në Klinë.
Drita e mposhti Dukagjinin e Armend Dallkut me shifrat prej 2-1, me ndeshjen e luajtur në stadiumin “18 Qershori”, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.
Serinë e golave e hapi Blerim Krasniqi në minutën e 35-të të takimit, me pjesën e parë që u mbyll me këto shifra, prej 1-0.
Në pjesën e dytë, Drita shënoi golin e dytë përmes Krasniqit tjetër, Besnikut, për 2-0, në minutën e 72-të.
Dukagjini e shënoi golin ngushëllues me anë të ish-lojtarit të Dritës, Dienit Isufit, në minutën e 78-të.
Me këtë fitore, Drita shkon në kuotën e 11 pikëve, në vendin e katërt, derisa Dukagjini është në vendin e tretë, me 12 pikë.
