Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita mposhtet me shumë mund nga FCSB në Rumani – gjithçka e hapur për ndeshjen kthyese në Prishtinë
    Ballina-2

    Drita mposhtet me shumë mund nga FCSB në Rumani – gjithçka e hapur për ndeshjen kthyese në Prishtinë

    07/08/2025 22:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të raundit kualifikues për fazën e grupeve të Ligës së Evropës, me rezultat 3-2 në udhëtim ndaj FCSB-së në Rumani.

    Skuadra gjilanase e nisi mbarë takimin, duke kaluar në epërsi që në minutën e 7-të, kur Veton Tusha mposhti portierin vendas me një goditje precize.

    Drita vazhdoi të krijonte raste përmes harkimeve nga krahët, por mungesa e përqendrimit në zonën kundërshtare bëri që ato të mos konkretizoheshin.

    FCSB e pati rastin e parë serioz në minutën e 25-të, me një goditje të fuqishme nga Adrian Șut, e cila u devijua nga mbrojtja e Dritës.

    Në fund të pjesës së parë, një kombinim i bukur nga lojtarët e Dritës nuk u finalizua siç duhej, dhe rezultati mbeti 1-0.

    Pjesa e dytë filloi në mënyrë të shkëlqyer për Dritën, që dyfishoi epërsinë në minutën e 50-të me golin e Arb Manajt, pas një asisti të saktë nga Blerim Krasniqi.

    Megjithatë, vetëbesimi i lartë i skuadrës kosovare u ndëshkua shpejt nga vendasit.

    Në minutën e 64-të, Daniel Bîrligea ngushtoi rezultatin në 2-1 pas një kundërsulmi të shpejtë.

    Vetëm tetë minuta më vonë, Daniel Graovac barazoi shifrat me një goditje të fuqishme me kokë, duke i dhënë fund epërsisë së Dritës.

    Në minutën e 90+3-t, FCSB fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Daniel Birligea, për rezultatin final 3-2.

    Megjithatë, kjo humbje me këtë rezultat në transfertë nga kampionët e Superligës së Kosovës mund të përmbyste në javën e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të kërkojnë një fitore historike për të siguruar kualifikimin.

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.