Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita shënon fitoren e tretë rresht dhe bën hap të madh drejt titullit
    Ballina-2

    Drita shënon fitoren e tretë rresht dhe bën hap të madh drejt titullit

    04/05/2023 17:10
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita ka shënuar fitoren e tretë rresht dhe ka bërë hap të madh drejt titullit të kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. Gjilanasit të enjten, në ndeshjen e xhiros së 32-të të Superligës së Kosovës, e mposhtën Llapin në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë me rezultatin 2:0. Të dy golat, “bardhekaltrit” nga Gjilani i shënuan në pjesën e dytë, por ishin vendësit që rrezikuan të parët. Llapi e pati mundësinë që të shënonte në pjesën e parë në minutën e 20-të, por penalltinë e fituar pas rishikimit të situatës në VAR, e shpërdoroi Festim Alidema që gjuajti jashtë kornizës së portës.

    Ndërkohë, golin e fitores, Drita e shënoi pas një ore lojë.

    Mesfushori Blend Baftiu pranoi topin në zonë pas gjuajtjes së Ilir Blakçorit, dhe nuk e pati problem ta mposhtte portierin Ilir Avdyli nga afërsia. Deri në fund të ndeshjes, Llapi u mundua të kthehej në lojë, por pësoi një tjetër gol. Ardit Tahiri në minutën e tretë të kohës shtesë, asistoi për Raddy Ovoukan që shënoi me të majtën për 2:0.

    Nga shkallët e stadiumit pati hedhje të gjësendeve në drejtim të tij dhe lojtarëve të Dritës, të cilët iu gëzuan golit. Drita pas 32 ndeshjeve të luajtura është lidere me 66 pikë. Llapi mbetet në pozitën e gjashtë me 41 pikë, ndërsa nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat. Në xhiron e 33-të, Drita luan derbin me Ballkanin, ndeshje kjo që mund ta vendos titullin e kampionit për këtë edicion. Ndërkohë, Llapi luan sërish në shtëpi. E pret Ferizajn që po lufton për mbijetesë.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.