Kampionia e Kosovës, Drita, do të kërkojë sonte një kualifikim historik në përballjen e kthimit ndaj Celje, në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës.
Skuadra gjilanase udhëton me disavantazhin minimal nga ndeshja e parë, të cilën e humbi 2:3 në Prishtinë, por duke mbajtur gjallë ëndrrën për kalimin në fazën tjetër të garës evropiane.
Megjithatë, 90 minutat në Slloveni pritet të jenë tejet të vështira, pasi vendasit do të kërkojnë ta ruajnë të epërsinë para tifozëve të tyre.
Drita ka treguar formë të mirë në këtë edicion evropian dhe hyn në këtë sfidë me besim të lartë, e vetëdijshme se një paraqitje e disiplinuar në mbrojtje dhe efikase në sulm mund t’i sigurojë kualifikimin.
