Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita synon të shndrisë sonte në Rumani
    Ballina-1

    Drita synon të shndrisë sonte në Rumani

    07/08/2025 10:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Drita do të synojë të shndrisë në Rumani sonte në ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

    Skuadra gjilanase i dha fund eksperiencës në Ligën e Kampionëve, ku shkoi deri në rrethin e dytë kualifikues, ndërsa tash do ta sprovojë veten në garën e dytë më prestigjioze të futbollit evropian.

    Kampionia e Kosovës do ta vizitojë ekipin FCSB sonte në Bukuresht, në ndeshjen që do të nisë prej orës 20:30.

    Bardhekaltrit do të mundohen ta ndjekin rrugën e Shkëndijës së Tetovës, e cila e eliminoi ekipin rumun nga Liga e Kampionëve, për ta nxjerrë jashtë edhe nga Liga e Evropës.

    Ndonëse vendësit për një nuancë të vogël shihen si favoritë, ekipi i Zekirija Ramadanit e ka marrë rrugën drejt Rumanisë për të nxjerrë rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit, të cilën do ta luajë pas një jave në Prishtinë.

    Të dyja ekipet kanë mungesa, por që kjo s’do t’i pengojë që ta tregojnë lojën e tyre.

    Drita ishte eliminuar nga Championsi prej ekipit Copenhagen. 

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.