Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Drita vazhdon me fitore, Gjilani e Dukagjini barazojnë
    Ballina-1

    Drita vazhdon me fitore, Gjilani e Dukagjini barazojnë

    07/10/2023 17:06
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kanë përfunduar tri ndeshjet e para të xhiros së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

    Drita ka arritur ta mposht pa probleme Malishevën me rezultat 3:1.

    Autogola e Dren Kryeziut ia dhuroi epërsinë skuadrës nga Gjilani, derisa Besnik Krasniqi e dyfishoi rezultatin në minutat shtesë të pjesës së parë.

    Kryeziu po ashtu në pjesën e dytë u ndëshkua me karton të kuq.

    Pavarësisht se mbeti me një lojtar më pak, Malisheva arriti ta ngushtojë epërsinë.

    Për skuadrën e Malishevës në minutën e 58-të realizoi Elom Nyavedji.

    Fitore ka shënuar edhe Feronikeli 74 ndaj Fushë Kosovës ne rezultat 3:0.

    Ibrahim Cervadiku në fund të 45 minutave të parë hapi rezultatin për 1:1.

    Shënues i golit të dytë ishte Jakup Berisha që shënoi në minutën e 65-të nga penalltia.

    Derisa, Florent Avdyli ishte shënues i golit të tretë në minutën e 68-të pas një skeme të përgatitur.

    Dukagjini ka ndalur Gjilanin në një barazim 1:1.

    Rezultati në këtë ndeshje u zhbllokua në minutën e 30-të nga goli i Bujar Shabanit, kurse shifrat i barazoi Kushtrim Shabani.

    TË LIDHURA

    Kosova e mbyll vitin 2025 si e 80-ta në renditjen e FIFA-së

    22/12/2025 14:44

    Ndeshjet e basketbollit shtyhet për shkak të zgjedhjeve, rifillojnë më 7 janar

    22/12/2025 14:13

    Villa mposht Manchester Unitedin, Rogers vendimtar

    21/12/2025 21:20

    Rrahmani, fitues i çmimit “Fadil Vokrri”

    21/12/2025 21:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.