Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Driton Kuka i do edhe dy medalje olimpike për ta kompletuar pesëshen e madhe
    Ballina-1

    Driton Kuka i do edhe dy medalje olimpike për ta kompletuar pesëshen e madhe

    27/04/2023 15:18
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Driton Kuka është pa diskutim trajneri më i mirë sportiv që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

    Trajneri i suksesshëm i ka fituar tri medalje të arta olimpike deri tash me garueset e tij, por nuk është ngopur ende.

    Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi ia zbardhën fytyrën Kosovës me medalje të arta nën drejtimin dhe menaxhimin e Kukës, shkruan “Gazeta Express”.

    E tash, pejani ka zbuluar se në mendjen e tij janë të paktën edhe dy medalje olimpike, për ta kompletuar pesëshen e madhe, aq hallka sa i kanë edhe Lojërat Olimpike.

    Kuka e ka publikuar një fotografi nga Gjermania, me ç’rast e ka ngritur dorën dhe i tregon pesë gishta, aq medalje olimpike sa do të donte t’i ketë në karrierën e tij.

    Ai i ka ritheksuar edhe medaljet tjera që i kanë fituar garuesit e tij në gara të rëndësishme të xhudos.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.