Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dueli mes Napolit e Salernitanas shtyhet për të dielën
    Ballina-1

    Dueli mes Napolit e Salernitanas shtyhet për të dielën

    28/04/2023 14:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ndeshja që Napoli e luan në shtëpi kundër Salernitanas, e cila mund t’ia sigurojë napolitanëve titullin e kampionit të Italisë është shtyrë për të dielën, ka njoftuar të premten Serie A.

    Kjo përballje ishte paraparë të luhet të shtunën, por është shtyrë për një ditë më vonë për arsye sigurie. Napoli do të përballet me Salernitanan në stadiumin “Diego Armando Madarona” me të përfunduar dueli mes Interit dhe Lazios që nis në orën 12:30 të dielën.

    Në rast se Lazio nuk fiton ndaj Interit, atëherë Napoli do të konfirmohet kampion i Italisë për këtë sezon me triumf ndaj Salernitanas. Për Napolin, ky do të jetë titulli i parë pas një pritjeje prej 33 vjetësh.

    TË LIDHURA

    PSG mposht me lehtësi Inter Miamin e Messit dhe siguron çerekfinalen në Botërorin e Klubeve

    29/06/2025 20:00

    Kombinimi që nuk do e kishit pritur – Edon Zhegrova dhe Ergys Pepaj dhurojnë ‘show’ me driblimet e tyre

    29/06/2025 19:27

    Jo vetëm Milani, një tjetër klub i madh evropian futet në garë për Ardon Jasharin

    29/06/2025 18:31

    Enzo Maresca shpërthen ndaj amerikanëve: Ky vend nuk është për futboll

    29/06/2025 16:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.