Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Duka, Ademi e Omeragiqi bëhen bashkë në Tetovë, Destani thekson rëndësinë e promovimit të standardeve dhe frymës evropiane të futbollit në rajon
    Ballina-2

    Duka, Ademi e Omeragiqi bëhen bashkë në Tetovë, Destani thekson rëndësinë e promovimit të standardeve dhe frymës evropiane të futbollit në rajon

    01/12/2025 14:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në qytetin e Tetovës, gjatë së dielës, në një takim pune u bënë bashkë nënpresidenti i UEFA-s njëkohësisht dhe president i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Masar Omeragiq dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

    Presidenti i klubit futbollistik “Shkëndija”, Lazim Destani, theksoi se ky ishte një takim konstruktiv.

    Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, Destani bëri të ditur se kanë vizituar dhe kanë parë nga afër edhe punimet në stadiumin e Tetovës.

    “Në saje të bashkëpunimit të mirëfilltë që grupacioni ‘Ecolog’ ka me Komunën, këtu pamë se punimet po zhvillohen sipas standardeve dhe dinamikës së paraparë për këtë projekt”, ka shkruar Destani ndër të tjera.

    Destani ka bërë të ditur se në këtë takim ka potencuar rëndësinë e promovimit të standardeve të frymës evropiane të futbollit në rajonin tonë.

    “Përmes një darke solemne këtë takim e përmbyllëm në ambientet e kompanisë sonë ‘Ecolog’. Me autoritetet e nderuara të futbollit zhvilluam biseda miqësore e konstruktive ku ndër të tjera e potencova rëndësinë e promovimit të standardeve dhe frymës evropiane të futbollit këtu në rajonin tonë. Nga ky takim mbeta i kënaqur për gatishmërinë që ata shprehën për ta mbështetur projektin tonë infrastrukturor sipas kompetencave të FFM dhe UEFA-s, si dhe për zbatimin e standardeve Fair Play si parime bazë të UEFA-s”, ka shkruar tutje Destani.

    Postimi i plotë i Destanit, pa ndërhyrje:

    Dje, në bashkëpunim me Kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, patëm nderin e kënaqësinë t’i presim në një takim pune Nënpresidentin e UEFA-s njëkohësisht dhe President i Federatës Shqiptare të Futbollit – Armand Duka, Kryetarin e Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut – Masar Omeragiq, dhe Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës – Agim Ademi.

    Takimin e nisëm me një vizitë në Komunën e Tetovës ku temë kryesore ishte zhvillimi i punimeve për ndërtimin e stadiumit të qytetit. Pastaj, ashtu siç ishim së bashku, u nisëm drejt stadiumit të qytetit ku nga afër u njoftuam mbi ecurinë e punimeve. Në saje të bashkëpunimit të mirëfilltë që grupacioni Ecolog ka me Komunën këtu pamë se punimet po zhvillohen sipas standardeve dhe dinamikës së paraparë për këtë projekt.

    Përmes një darke solemne këtë takim e përmbyllëm në ambientet e kompanisë sonë Ecolog. Me autoritetet e nderuara të futbollit zhvilluam biseda miqësore e konstruktive ku ndër të tjera e potencova rëndësinë e promovimit të standardeve dhe frymës evropiane të futbollit këtu në rajonin tonë. Nga ky takim mbeta i kënaqur për gatishmërinë që ata shprehën për ta mbështetur projektin tonë infrastrukturor sipas kompetencave të FFM dhe UEFA-s, si dhe për zbatimin e standardeve Fair Play si parime bazë të UEFA-s.

    TË LIDHURA

    Duka, Ademi e Omeragiqi bëhen bashkë në Tetovë, Destani thekson rëndësinë e promovimit të standardeve dhe frymës evropiane të futbollit në rajon

    01/12/2025 14:27

    Trajneri i Baselit i del në mbështetje Shaqirit

    01/12/2025 14:18

    Vetëm gjashtë skuadra s’kanë humbur deri tani në UEFA Conference League, në mesin e tyre edhe Drita

    28/11/2025 12:37

    Thierry Favre vlerëson progresin e FFK-së: Mesazhi që po jep udhëheqja aktuale është shumë i mirë

    27/11/2025 13:34
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.