Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Duka për ndeshjen me Serbinë: Përkrahja të mos kthehet në presion ndaj kuqezinjve
    Ballina-1

    Duka për ndeshjen me Serbinë: Përkrahja të mos kthehet në presion ndaj kuqezinjve

    27/05/2025 20:32
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka ftuar tifozët që të përkrahin kuqezinjtë në ndeshjen ndaj Serbisë dhe që të fokusohen vetëm në sport.

    Më 7 qershor në Arenën Kombëtare në Tiranë luhet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, që i takon kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Në grup ku Anglia është favorite e madhe, sfida vlerësohet vendimtare për pozitën e dytë që dërgon në plejof. Duka është optimist, ndërsa shton se synim e ëndërr është kualifikimi në Botëror.

    “Ne arritëm të shkojmë në Evropian dhe tani kemi një dëshirë, ëndërr, objektiv – kualifikimin në Botëror. Një objektiv i vështirë, por jo i pamundur. Kemi mundësi reale në letër për të luftuar për vendin e dytë. Kundërshtari kryesor për këtë vend të dytë është Serbia. Një ekip me përbërje shumë të mirë, me lojtarë me kualitet, por nuk mendoj se Serbia është më e mirë se ne”, ka thënë Duka në një intervistë, që është publikuar të martën nga FSHF-ja.

    Selektori Sylvinho të hënën e publikoi listën e lojtarëve për ndeshjen me Serbinë. Ka kthime të rëndësishme te kuqezinjtë, ndërsa do të grumbullohen të gjithë lojtarët me peshë.

    Duka e di që stadiumi do të jetë i mbushur me shikues për ndeshjen me Serbinë, ndërsa shpreson që përkrahja të kthehet në energji pozitive për skuadrën.

    “Mos të jetë një presion që do ta vendosë në trysni ekipin tonë kombëtar. Kemi nevojë për energji pozitive dhe jo për trysni, që skuadra ta përjetojë atë ndeshje si një ndeshje futbolli, me objektivin për të shkuar në Botëror”, ka shtuar presidenti i FSHF-së.

    Duka ka vazhduar se dëshiron shumë që Shqipëria ta fitojë ndeshjen ndaj Serbisë. Ai pret që Shqipëria apo Serbia të lëshojnë pikë në ndeshjet me Letoninë dhe Andorrën. Uron që mos të jetë Shqipëria ajo.

    “Tribuna dhe fusha janë bashkë. Të gjithë ne jemi bashkë, duhet të krijojmë një atmosferë pozitive. Të mos krijojmë trysni dhe ambient konfliktual ndaj skuadrës. Të prodhojmë energji pozitive, ta mbështesim skuadrën dhe të fitojmë sportivisht. Nëse fiton ndeshjet i ke realizuar të gjitha pritshmëritë. Nëse vë të gjitha gjërat e tjera para ndeshjes, do të rrëzohen edhe këto”, ka shtuar Duka, duke insistuar kështu që fokusi të jetë vetëm në sport.

    Në fund, presidentit të Federatës Shqiptare i është kërkuar një mesazh për tifozët.

    “Ta përjetojmë si ndeshje futbolli. Të krijojmë atmosferë pozitive. Të mbështesim maksimalisht njëri-tjetrin. Të mbështesim skuadrën që të shkojë drejt rezultatit. Të mendojmë vetëm për skuadrën dhe sportin, jo për gjëra të tjera”, ka thënë Duka.

    Interesimi për ndeshjen Shqipëri – Serbi është shumë i madh. FSHF-ja ka hapur aplikimin për bileta, ndërsa përzgjedhja e fituesve të tyre do të bëhet përmes lotarisë. Pritjet janë që për një biletë të konkurrojnë shumë veta.

    TË LIDHURA

    Kosova barazon, i mbetet të luftojë në plejof që të kthehet në Ligën B

    03/06/2025 22:07

    Dyshja e talentuar e Kosovës U19, Engjell Krasniqi dhe Floni Selimi duan fitore në miqësore

    03/06/2025 22:05

    Ballkani kthen Nderim Nexhipin si drejtor sportiv

    03/06/2025 19:32

    Drilon Islami me synim të qartë – përmes Clujit te kombëtarja e Kosovës

    03/06/2025 18:08
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.