Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Duka thirrje atyre që për inate personale pengojnë FFK-në: Hiqni dorë nga kjo sjellje!
    Ballina-2

    Duka thirrje atyre që për inate personale pengojnë FFK-në: Hiqni dorë nga kjo sjellje!

    12/05/2023 12:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i FSHF-së dhe njëherësh anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Armand Duka, gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e sotme të FSHF-së, ka folur edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të federatave të tri vendeve, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë e Veriut, derisa ka folur edhe për pengesat që po i bëhen FFK-së nga individë të ndryshëm.

    “E them me shumë kënaqësi se tri federatat tona kanë krijuar një klimë fantastike për të mirën e futbollit përmes shkëmbimit të eksperiencave, ndihmës që i japim njëri-tjetrit, organizimit të aktiviteteve të shumta, etj. Së fundmi në Kosovë kemi pasur një situatë të pakëndshme, e cila vetëm futbollit nuk i shërben ose e dëmton atë. Unë uroj që kjo situatë të jetë tejkaluar pas licencimit të FFK-së dhe klubeve nga Ministria e Sportit, për t’i hapur rrugën zhvillimit të futbollit”, ka thënë Duka.

    Ai tutje i ka bërë thirrje të gjithë atyre që pengojnë mbarëvajtjen e punës së FFK-së që të heqin dorë nga kjo sjellje.

    “Unë i bëj thirrje nga kjo asamble edhe atyre individëve  që për arsye apo inate personale pengojnë mbarëvajtjen e punës në FFK, që të heqin dorë nga kjo sjellje dhe të bashkojnë forcat e energjitë me Presidentin Ademi, Komitetin Ekzekutiv dhe administratën e FFK për të mirën e lojës sonë. Për të mirën e futbollit në Kosovë”, ka nënvizuar Duka.

    Ai gjatë fjalimit të tij ka folur edhe për të arriturat e futbollit shqiptar dhe për projektet e së ardhmes, me qëllim që futbolli në Shqipëri të ketë infrastrukturë sa më moderne dhe të jetë i kapshëm për të gjitha shtresat.

    TË LIDHURA

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.