Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dukagjini fiton dhe del në pozitën e katërt
    Ballina-2

    Dukagjini fiton dhe del në pozitën e katërt

    14/05/2023 17:01
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dukagjini ashtu siç është pritur, ka fituar në udhëtim te Drenica lehtësisht në kuadër të xhiros së 34-t të Superligës së Kosovës në futboll.

    Dukagjini të dielën fitoi me rezultatin 4:1 në Skenderaj te Drenica që tashmë është përshëndetur me elitën e futbollit kosovar.

    Fitoren skuadra nga Klina e siguroi në pjesën e parë.

    Marclei Santos e hapi serinë e golave në minutën e 16-të të ndeshjes.

    Altin Merlaku e dyfishoi epërsinë në minutën e 20-të, ndërsa braziliani Santos shënoi edhe një tjetër gol pas gjysmë ore lojë.

    Gentian Imeri realizoi për Drenicën në minutën e 35-të.

    Ndërkohë, Granit Elezaj shënoi në minutën e dytë të kohës shtesë për skuadrën që drejtohet nga trajneri Armend Dallku.

    Me këtë fitore, Dukagjini ngjitet në pozitën e katërt me 47 pikë, dy më shumë se Prishtina.

    Drenica mbetet me 23 pikë.

    TË LIDHURA

    Austria e Irlanda me ekipe më të “shtrenjta” se Kosova

    13/02/2026 19:27

    Ylli i Austrisë u dënua nga UEFA për sharjen e shqiptarëve

    13/02/2026 19:26

    Trajneri i Irlandës flet për sukseset e Kosovës: Ishin mbresëlënës

    13/02/2026 13:19

    Grupe shumë të forta në Ligën A

    12/02/2026 20:05
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.