Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dukagjini i Ismet Munishit shënon fitoren e dytë rresht
    Ballina-1

    Dukagjini i Ismet Munishit shënon fitoren e dytë rresht

    31/08/2024 18:14
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dukagjini i udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi, e ka shënuar fitoren e dytë në edicionin aktual të Superligës së Kosovës në futboll. 

    Të shtunën në kuadër të xhiros së katërt të elitës së futbollit kosovar, Dukagjini fitoi ndaj Feronikelit 74 me rezultatin 2:0. 

    Skuadra nga Drenasi e pësoi disfatën e katërt rresht dhe për momentin është e fundit në tabelë. Pozita e vështirë ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët e skuadrës dhe ndeshja e së shtunës u përcoll me incident të shkaktuar nga ta. Policia reagoi duke e zbrazur pjesën e tifozëve ku u shkaktua incidenti. Ndeshja ishte ndërprerë nga minuta e 27-të, por vazhdoi pas dhjetë minutash. 

    Golat e fitores për Dukagjinin u shënuan nga qendërmbrojtësi Ilir Syla dhe sulmuesi Ebrima Jatta. Syla shënoi me gjuajtje të fuqishme nga zona në minutën e 13-të, ndërsa Jatta realizoi në minutën e 58-të, pasi u shmang mirë nga një mbrojtës kundërshtar në zonë. 

    Për Dukagjinin ishte fitorja e dytë në katër ndeshje të zhvilluara, në të cilat ka pësuar edhe dy disfata.

    TË LIDHURA

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07

    Zhegrova merr lavde që ndryshoi për të mirë lojën e Juves: ka syze 3D

    28/12/2025 17:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.