Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dukagjini kalon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës
    Ballina-1

    Dukagjini kalon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës

    20/07/2023 20:28
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dukagjini i Klinës ka debutuar me sukses në garat evropiane për klube të futbollit.

    Në paraqitjen e parë në gara kontinentale, Dukagjini e ka kaluar raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

    E kaloi Europan e Gjibraltarin, duke e mposhtur në të dy ndeshjet.

    Pas fitores 2:1 në Prishtinë një javë më parë, Dukagjini të enjten fitoi 3:2 në Gjibraltar.

    Ndeshja ishte plot momente interesante, ndërsa festa në fund u takoi lojtarëve të skuadrës nga Klina.

    Dukagjini kaloi në epërsi në minutën e 23-të. Iljasa Zulfiu realizoi nga pika e bardhë për 1:0.

    Vendasit e barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 38-të. Po nga pika e bardhë shënoi Alberto Quintana.

    Me të nisur pjesa e dytë, skuadra kosovare ktheu avantazhin. Arbër Shala shënoi për 2:1 në minutën e 47-të.

    Zulfiu, që kishte shënuar golin e fitores në ndeshjen e parë, shkëlqeu edhe në minutën e 79-të. Shënoi për epërsinë 3:1 të Dukagjinit.

    Rezultatin 3:2, Europa e vendosi në minutën e 87-të. Realizator ishte rezervisti Antonio Vera.

    Në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, Dukagjini takohet me Rijekën e Kroacisë.

    Ndeshja në Gjibraltar ishte goxha e tensionuar.

    Europa e përfundoi ndeshjen me dy lojtarë më pak, për shkak të kartonëve të kuq. Karton të kuq mori edhe Bujar Shabani i Dukagjinit.

    Lojtarët e Dukagjinit morën edhe pesë kartonë të verdhë. Por nga Gjibraltari i largët kthehen si fitues.

    TË LIDHURA

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Malisheva – Vikingur

    06/07/2025 18:03

    Motra e Ronaldos shpjegon arysen pse portugezi mungoi në varrimin e Diogo Jotas

    06/07/2025 16:52

    Courtois mbron Donnarumman pasi i theu këmbën Musialas: As sulmuesit nuk mendojnë të na godasin në fytyrë

    06/07/2025 16:02

    Edon Zhegrova nën urdhrat e Jose Mourinhos, Fenerbahce e do transferimin e yllit kosovar

    06/07/2025 15:26
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.