Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dukagjini lider, mposht Llapin dhe e dërgon në “fund të pusit”
    Ballina-2

    Dukagjini lider, mposht Llapin dhe e dërgon në “fund të pusit”

    25/09/2025 17:13
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dukagjini e ka mposhtur Llapin në kuadër të xhiros së gjashtë dhe e ka thelluar krizën te skuadra llapjane. 

    Skuadra e udhëhequr nga trajneri Ismet Munishi, fitoi të enjten gjatë ditës në stadiumin “18 Qershori” në Klinë me rezultatin 3:1 dhe ka dalë në vend të parë përkohësisht me 13 pikë. Llapi ndërkohë mbetet në vendin e fundit me tre pikë pas gjashtë xhirosh dhe është ende në kërkim të fitores. 
    Dukagjini ka katër fitore, një humbje e një barazim, derisa Llapi ka tri humbje e po aq barazime në fillim të kampanjës. 

    Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Axel Gnapit, në minutën e tetë. 

    Por ishte Dienit Isufi ai i cili fillimisht i barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 
    Në pjesën e dytë për 2:1 realizoi sulmuesi Altin Merlaku. Merlaku golin e epërsisë e shënoi në minutën e 61-të. 

    Golin e fundit në ndeshje e realizoi Iljasa Zulfiu, në minutën e 77-të. 

    Dukagjini me këtë fitore renditet në vendin e parë, Ballkanit në vendin e dytë me një pikë më pak, përkatësisht 12 pikë. Drenica e treta ka 11 pikë, ndërsa Prishtina e katërta, me një ndeshje më pak të luajtur, ka 10 pikë. Prishtina ballafaqohet me Prishtinën e re, në ndeshjen që nis në orën 20:15 në “Fadil Vokrri”.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.