Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dukagjini mposhtet minimalisht nga Rijeka në “Fadil Vokrri”
    Ballina-2

    Dukagjini mposhtet minimalisht nga Rijeka në “Fadil Vokrri”

    27/07/2023 22:03
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dukagjini i Klinës është mposhtur në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Të enjten mbrëma, Dukagjini pësoi 1:0 nga skuadra kroate, Rijeka.

    Sfida u vendos në minutën e 30-të kur Niko Jankoviq shënoi supergol. Më pas Dukagjini ka kërkuar barazimin, ndërsa Rijeka ka kërkuar golin e dytë. Por nuk kishte shënime të tjera.

    Skuadra e njohur kroate ka dominuar në të gjitha aspektet e lojës dhe është favorite e madhe për të avancuar tutje. Ndeshja e kthimit zhvillohet më 3 gusht në stadiumin “Rujevica” në Rijekë.

    Rijeka ka pasur posedim të topit prej 62 për qind. Ka krijuar 16 raste gjithsej, për dallim nga pesë sa i kishte Dukagjini. Goditje në kornizë të portës, Dukagjini e kishte një, ndërsa Rijeka tetë.

    Prej minutës së 62-të, Dukagjini ka luajtur me një lojtar më pak në fushë. Altin Merlaku u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë. Në minutat e fundit me karton të kuq u largua edhe trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku.

    Dukagjini për herë të parë po luan në gara evropiane. Në raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës e kaloi Europan e Gjibraltarit.

    TË LIDHURA

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28

    Fjalët e Muriqit nga Presidenca e Kosovës: S’më kishte shkuar mendja te kjo, as biletën kthyese nuk e kam

    01/04/2026 11:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.