Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dukagjini – Rijeka, zbulohen formacionet zyrtare
    Ballina-1

    Dukagjini – Rijeka, zbulohen formacionet zyrtare

    27/07/2023 19:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dukagjini dhe Rijeka i kanë publikuar formacionet zyrtare të përballjes së parë mes tyre në rrethin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.

    Skuadra kosovare debutoi në këtë edicion në garat evropiane dhe në xhiron e parë e eliminoi ekipin nga Gjibraltari, Europa FC.

    E tash, klinasit do të kenë punë me skuadrën e njohur kroate, e cila do të rikthehet në Prishtinë pas një kohe të gjatë.

    Skuadra e Armend Dallkut synon rezultat të favorshëm në lojën e parë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

    Nga ana tjetër, edhe kroatët janë ambiciozë para duelit me ekipin gjelbër e bardhë, ndërsa ai i kthimit do të luhet në Kroaci pas një jave.

    Ndeshja mes Dukagjinit dhe Rijekës do të luhet sonte duke filluar nga ora 20:00. 

    TË LIDHURA

    F1, Norris fiton garën kaotike në Britani

    06/07/2025 18:50

    Dalin në shitje biletat për ndeshjen Malisheva – Vikingur

    06/07/2025 18:03

    Motra e Ronaldos shpjegon arysen pse portugezi mungoi në varrimin e Diogo Jotas

    06/07/2025 16:52

    Courtois mbron Donnarumman pasi i theu këmbën Musialas: As sulmuesit nuk mendojnë të na godasin në fytyrë

    06/07/2025 16:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.