Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dukagjini thellon krizën e Drenicës
    Ballina-2

    Dukagjini thellon krizën e Drenicës

    11/03/2023 16:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dukagjini i Klinës ka shënuar fitoren e dytë rresht në elitën e futbollit të Kosovës, ndërsa Drenica, pësoi disfatë për të dytën ndeshje radhazi.

    Dukagjini të shtunën në stadiumin “18 Qershori”, fitoi me rezultatin 2:0 në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës.

    Nigeriani Oto John kaloi në epërsi Dukagjinin në minutën e 12-të të ndeshjes, pas asistimit të Marclei Santosit.

    Dy minuta pasi nisi pjesa e dytë, rezultatin e dyfishoi mbrojtësi Arbër Shala me gjuajtje të fuqishme.

    Drenica pati mundësinë që ta ngushtonte epërsinë në minutën e 54-t kur gjyqtari Mervan Bejtullahu dha penallti pas prekjes me dorë të kapitenit Elton Basriu.

    Megjithatë, lartë mbi portë gjuajti braziliani Diogo Armando Lopes da Silva.

    Pas kësaj fitoreje, Dukagjini mbetet në mesin e tabelës me 32 pikë të grumbulluara.

    Drenica në pozitën e fundit ka 23 pikë.

    Në xhiron e 26-të, Dukagjini luan në udhëtim te Trepça ’89, ndërsa Drenica në shtëpi e pret Prishtinën.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.