Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dy gola në “limite”, West Ham i largohet zonës së ftohtë
    Futboll ndërkombëtar

    Dy gola në “limite”, West Ham i largohet zonës së ftohtë

    24/10/2022 23:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    West Ham rikthehet të festojë në “fortesën” e vet. Ekipi i David Moyes mposhti 2-0 Bournemouth, rival të cilin e parakaloi në renditje, teksa siguroi suksesin e tretë radhazi në “London Stadium”, duke marrë tri pikë të rëndësishme për vazhdimësinë në Premier League.

    Ndeshja ishte tepër e luftuar, rastet nuk munguan në të dy krahët, por gjithçka u vendos nga një gol i Kurt Zouma në minutën e fundit të pjesës së parë. Mbrojtësi francez përfitoi nga një rrëmujë në zonë dhe dërgoi me kokë topin në rrjetë.

    Lojtarët e ekipit mik pretenduan për një prekje të topit me dorë nga kundërshtarët, por teknologjia VAR e cilësoi të rregullt golin e vendasve. Ëest Ham gjeti edhe golin e qetësisë në minutat shtesë.

    Sërish VAR-i ndërhyri për një penallti në favor të skuadrës londineze. Ekzekutimin e mori përsipër Mohamed Said Benrahma. 27-vjeçari algjerian u tregua i saktë nga pika e bardhë dhe tifozët e veçantë të “Çekanëve” nisën festën në stadium.

    TË LIDHURA

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59

    Pas fitores në derbi, Xhaka kërkon më shumë respekt për Sunderlandin

    14/12/2025 21:56

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.