Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Dy golat e Emir Sahitit s’i mjaftojnë Hamburgut për të marrë pikët e plota
    Ballina-1

    Dy golat e Emir Sahitit s’i mjaftojnë Hamburgut për të marrë pikët e plota

    19/04/2025 23:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti kosovar, Emir Sahiti ka shkëlqyer të shtunën mbrëma për Hamburgun përballë Schalkes në Bundesliga 2. Megjithatë, dy golat e shënuar nga ai nuk i mjaftuan skuadrës së Hamburgut për të marrë pikët e plota si mysafirë të Schalkes. Kjo ndeshje i takoi javës së 30-të të kategorisë së dytë të futbollit gjerman. 

    Fillimisht Ron Schallenberg i kaloi në epërsi vendësit në minutën e 15-të. Sahiti i barazoi shifrat në minutën e 41-të dhe dy minuta më pas reprezentuesi i Kosovës e shënoi golin e dytë. Schalke barazoi gjithçka në minutën e 81-të, përmes Syllas.

    26-vjeçari Sahiti në 18 ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka tri gola dhe një asistim. 

    Ai luajti deri në minutën e 83-të. 

    Hamburgu është lider me 53 pikë dhe në rrugë për rikthim në nivelin më të lartë të futbollit në Gjermani.

    Schalke është në vendin e 11-të me 38 pikë.

    TË LIDHURA

    Sllovakia publikon listën kundër Kosovës

    19/03/2026 17:03

    Kryetari i FFK ngushëllon familjen Sherifi për humbjen e Elifes, gazetares dhe zëdhënëses së FC Drita

    18/03/2026 20:48

    Lajme nga Franca për Edon Zhegrovën

    18/03/2026 19:49

    ​Nis zgjerimi i Qendrës së Xhudos në Pejë, Kurti premton standarde ndërkombëtare

    18/03/2026 12:19
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.